A1 Report - Posta marrëveshje me Amb. italiane për legalizimin e dokumenteve

2015-08-21 3

TIRANE- Para dyerve të ambasadës Italiane dhe konsullatës së saj në Shkodër, nuk do të ketë më nga data 1 dhjetor 2013, qytetarë që presin të plotësojnë dokumente për në Itali dhe sekserë që i ndihmojnë kundrejt pagesave.

Çdo gjë tani do të bëhet nëpërmjet zyrave të Postës Shqiptare dhe do të jetë në rrugë zyrtare dhe e protokolluar.

Për këtë çështje ambasadori italian në Tiranë, Massimo Gaiani, nënshkroi një marrëveshje bashkëpunimi me drejtorin e Përgjithshëm të Postës Shqiptare, Ardit Cela.

Sipas ambasadorit italian në vendin tonë, Massimo Gaiani, "marrëveshja me Postën Shqiptare do të sjellë lehtësim të procedurave për qytetarët".

"Po firmosim sot këtë akord me Postën Shqiptare, i cili është një marrëveshje e re mes nesh dhe që i vjen në ndihmë para së gjithash qytetarëve shqiptarë. Ata meritojnë një shërbim më cilësor dhe më korrekt. Më në fund ia arritëm t'ia dilnim dhe të nënshkruanim një marrëveshje konkrete me Postën Shqiptare që duhet thënë se ka një profesionalitet të lartë. Por kjo koinçidon edhe me kohën kur ne po planifikojmë të mbyllim konsullatën tonë në Shkodër", u shpreh ambasadori Gaiani.

Ndërsa, drejtori i Postës Shqiptare, Ardit Cela, tha se "Nëpërmjet Postës do të kryhen më shpejt shërbimet në Ambasadën e Italisë në Tiranë dhe në Ministrinë e Punëve të Jashtme".

Shërbimi do të jetë efektiv si në versionin ekspres dhe atë financiar për të gjitha dokumentet që plotësohen për në Itali, si dhe do të mundësojë edhe bërjen e pagesave për to.
Këto shërbime do të kryhet në zyrat postare të 9 qyteteve si: Tirana, Durrësi, Elbasani, Pogradeci, Korça, Shkodra, Lezha, Kukësi dhe Peshkopia.

Free Traffic Exchange