A1 Report - Makina bie në humnerë nga shpejtësia, vdes Sokol Olldashi

2015-08-21 4

TIRANË-ELBASAN - Deputeti i PD, ish-ministri i Transporteve, Sokol Olldashi, ka humbur jetën në një aksident në rrugën Tiranë-Elbasan. Lajmi konfirmohet nga burime nga burime të Policisë së Shtetit dhe Ministrisë së Brendshme.

Siç informon nga vendngjarja korrespondenti i 'A1 Report", Arsen Rusta aksidenti ka ndodhur sot në mbrëmje në aksin rrugor Tiranë-Elbasan në lapidarin e Kërrabës rreth orës 21:20 minuta të mbrëmjes së sotme tek zona e quajtur lapidari i Kërrabës, në kilometrin e 6 të rrugës Tiranë-Elbasan, ku automjeti, tip Benz, me targë AA003NH, në zotërim të Olldashit ka dalë nga rruga.