A1 Report - Makina në humnerë prej shiut humb jetën Sokol Olldashi

2015-08-21 4

TIRANË-ELBASAN - Deputeti i PD, ish-ministri i Transporteve, Sokol Olldashi, ka humbur jetën në një aksident në rrugën Tiranë-Elbasan. Lajmi konfirmohet nga burime nga burime të Policisë së Shtetit dhe Ministrisë së Brendshme. Bashkë me të është plagosur rëndë edhe një person tjetër, ende i paidentifikuar.

Siç informon nga vendngjarja korrespondenti i 'A1 Report", Arsen Rusta aksidenti ka ndodhur sot në mbrëmje në aksin rrugor Tiranë-Elbasan në lapidarin e Kërrabës rreth orës 21:20 minuta të mbrëmjes së sotme tek zona e quajtur lapidari i Kërrabës, në kilometrin e 6 të rrugës Tiranë-Elbasan automjeti, tip Audi Q7, me targë AA003NH, në zotërim të Olldashit ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Ai ka bërë disa rrotullime dhe ka rënë në një humnerë 100 metra të thellë. Rrëshqitja dhe ndoshta shpejtësia e madhe mendohet se kanë qenë shkaqet e aksidentit, i cili ka ndodhur fiks ngjitur me varrezat dhe xhaminë e fshatit Kërrabë. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë dy ambulanca, forcat e policisë së komisariatit numër 1 dhe policia rrugore.

Free Traffic Exchange