A1 Report - Moody's: Qeveria shqiptare të bëjë kujdes me nivelin e borxhit

2015-08-21 0

TIRANË - Ekonomia shqiptare mbetet e kërcënuar nga niveli i lartë i borxhit dhe nga rritja jo positive ekonomike e cila pritet gjatë viteve në vijim. Lajmin e ka dhënë Agjencia ndërkombëtare e Vlerësimit të Kreditit, Moody's, e cila në një raport të publikuar sot e ka vlerësuar vendin tonë me nivelin B1.

Në raportin e Agjencisë Moody's, thekson se, sfidat e kreditit të Shqipërisë janë reflektuar kryesisht në përkeqësimin e ndjeshëm të performancës fiskale të qeverisë në vitet e fundit. Ato kanë rezultuar në nivele më të larta të borxhit, krahasuar me vendet e tjera që mbajnë të njëjtin vlerësim B1.

Këto sfida, sipas Moody's, janë përkeqësuar nga struktura e brishtë e financimit, që ka çuar nga një ulje të maturitetit mesatar të borxhit, në një numër të vogël të investitorëve, kryesisht bankat vendase, si dhe në një ekspozim të madh të sistemit bankar dhe të qeverisë në valutë të huaj.