A1 Report - Drejtori i Hekurudhave të Maqedonisë u aksidentua në Kukës-Morinë

2015-08-21 5

Në aksidentin e ndodhur më 16 nëntor në aksin rrugor Kukës - Morinë është lënduar edhe drejtori i hekurudhave të Maqedonisë.

Lajmi është mësuar vetëm sot ndërkohë që ai pas mjekimit në Tiranë është transportuar drejt Shkupit.

Aksidenti ndodhi të shtunën kur nga përplasja e dy automjeteve u aksidentuan 4 persona.

Në vendin e quajtur "Ura e Uzinës", një automjet i EULEX-it, me targa EU 791PV, është përlasur me një tjetër mjet më targa SK 5100 AF, që ecte ne drejtim të kundërt. Si pasoje përplasjes kanë mbetur të plagosur katër personat që ndodheshin në dy mjetet. Fillimisht të lënduarit u dërguan në spitalin e Kukësit më pas u transportuan drejt Tiranës.

Të dielën u mësua se në makinën EULEX udhëtonte një burrë dhe një grua ndërsa në mjetin tjetër dy shtetas maqedonas.

Free Traffic Exchange