FIER- Në Fier ka nisur aksioni për largimin e tregtarëve ambulantë që shesin nëpër trotuaret e qytetit. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe atë Bashkiake ka ndërmarrë një aksion, duke bllokuar rreth 60 tregtarë ambulantë. Aksioni është shoqëruar me përplasje mes tregtarëve dhe përfaqësuesve të aksionit.
Kreu i AKU-së në rrethin e Fierit, Fredi Çuko dhe nënkryetari i bashkisë së Fierit, Florian Muçaj thonë se, aksioni do të jetë i vazhdueshëm, pasi produkte të tilla tregtohen jashtë kushteve higjeno-saniatare.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit pritet të vijojë aksionin edhe përgjatë ditëve në vijim edhe në thertoret e tregtimit të mishit.