Talat Xhaferi thyen heshtjen, tek Ujqit', asnjë shqiptarë

2015-08-21 1

Në njësitin elitar ushtarak 'UJQIT' nuk ka asnjë shqiptar, këtë e ka konfirmuar më në fund edhe vetë Ministri i Mbrojtjes Talat Xhaferi. Ai sot edhe zyrtarisht u prononcua për Televizionin ALSAT-M duke sqaruar se pjesëmarrja e ushtarëve në këtë njësit qenka në mënyrë vullnetare, dhe stereotipi i krijuar nga historiku i hidhur i këtij njësiti që është themeluar në vitin 2001 gjatë konfliktit ushtarak në vend, sipas tij i bën shqiptarët të mos tregojnë vullnet për pjesëmarrje në të.

"Gjendja faktike për momentin është që në njësitin, gjegjësisht në batalionin e 'UJQËVE' nuk është transferuar asnjë prej shqiptarëve për faktin që në çdo vit trajnim, për trajnim selektues, edhe pse paraqitet një numër i konsiderueshëm i tyre, nuk qëndrojnë deri në fund edhe atë për aspekt vullnetarë tërhiqen. Fakti i perceptimit se ata njësite janë të paprekshme për shqiptarët është perceptim i bërë me kohë dhe për vite dhe këtë perceptim të gjithë bashkërisht duhet të punojmë që ta ndryshojmë tek të rinjtë tanë", deklaroi Talat Xhaferi, Ministër i Mbrojtjes.

Ndërkohë Xhaferi pa shifra konkrete sa i përket përqindjes së shqiptarëve në departamentin për zbulim, kundërzbulim dhe mbrojtje. Ai thotë se në këtë departament numri i shqiptarëve është i kënaqshëm.

"Gjithsej d.m.th janë të punësuar 5 oficer, nënoficer 2 dhe me shkollë të mesme 2 që nënkupton se janë 9 ose me përqindje oficer 15 për qind, nënoficer 22 për qind dhe me shkollim të mesëm 20 për qind", tha Talat Xhaferi, Ministër i Mbrojtjes.

Xhaferi nuk konfirmon e as nuk mohon lajmin se vetëm para disa javëve po në departamentin e zbulimit dhe kundërzbulimit të mbrojtjes janë avancuar 13 epror ushtarak nga ana e tij, nga të cilët asnjë shqiptarë. Në këtë departament punojnë vetëm 5 shqiptarë, me të cilët nuk plotësohet dispozita kushtetuese që garanton për shqiptarët 25% të vendeve në institucionet shtetërore. Ndryshe siç kemi njoftuar edhe më herët si në njësitin elitar ushtarak "UJQIT" edhe në atë policor "Tigrat" nuk ka as një shqiptarë. Valmir Kuçi

Free Traffic Exchange