Sinjali i Alsat-M, qytetarët ngrenë zërin për rikthimin në Telekabel

2015-08-21 8

Qytetarë të shumtë kanë ngritur zërin për ritransmetimin e sinjalit të TV Alsat-M nga ana e operatorit kabllor 'Telekabel'. Ata hedhin poshtë pohimet që vijnë nga ky operator për gjoja mosinteresim të shikuesve për TV Alsat dhe kërkojnë që të thuhet arsyeja e vërtetë. Nëpër rrjetet e ndryshme sociale ku zhvillohet edhe pjesa më e madhe e debatit ata njoftojnë për denoncimet që kanë bërë personalisht deri tek 'Telekabel'.

"Deri te drejtori, ndihmësi kryesor teknik 'Telekabel', nuk është me rëndësi; Mos e gënjeni opinionin se nuk ka interes për Alsat-M. Nëse ka arsye tjetër tregoni por mos thoni jo interesimi".

"Nuk është e vërtetë, interes për Alsat-M ka dhe unë personalisht u paraqita në Telekabel të reagoj".
"Telekabel më së shumti shikohet në Aerodrome dhe Lisiçe, aty janë rreth 80.000 banorë-votues të cilëve Grujo dëshiron tua mbyll sytë dhe veshët që të mos e shohin TV Alsat pasi nuk i konvenon. Ndërsa maqedonasit budalla do të pajtohet me atë dhe fund. Në vend që të dalin dhe të ç'lajmërohen menjëherë, por të ç'lajmërohen të gjithë".

"Edhe në Kozle e gjithë kulla është në 'Telekabel'...kjo është mbyllje me forcë e mediumit në mënyrë të sofistikuar".
"Unë do të heq dorë nga Telekabel!Alsat është një nga televizionet më objektive, me besim më të madh te shikuesit"
"Kjo me siguri është menduar nga pronari i 'Telekabel' I cili njëherit është pronar I TV 24 lajme. Me siguri dëshiron që më së shumti të shikohet televizioni I tij".

Për këtë problem është debatuar edhe në seancën e sotme të Këshillit për radiodifuzion. Edhe ata kanë hedhur poshtë arsyetimin e 'Telekabel' se bëhet fjalë për mos interesim të qytetareve për TV Alsat për shkak se ky televizion radhitet i treti për nga shikueshmëria ndërsa i dyti për nga objektiviteti. Për zgjidhjen e këtij problemi ata do të thërrasin në bisedë drejtorin e 'Telekabel' si dhe do të propozojnë ndryshim të ligjit për veprimtari radiodifuzive.
"Për mua është e habitshme në lidhje me 'Telekabel'. Si mundet Alsat-ti të jetë jo interesant për shikuesit. Fakt i rëndësishëm është ajo që Alsat-i në hulumtimin e fundit të opinionit radhitet në vendin e tretë sipas shikueshmërisë ndërsa në vendin e dytë për nga besimi. Në interes të qytetarëve është që të tejkalohen këto mosmarrëveshje dhe rasti të zgjidhet", deklaroi Selver Ajdini, anëtar i KRD.

"Mendoj se këtu do të duhet të mendohet për nivelizimin e pozitave të statuseve të atyre operatorëve kabllor që dëshirojnë të diktojnë program. Nëse ai një kyç e tjetrin shkyç mendoj se aspak nuk është mirë dhe në këtë situatë kur nuk kemi zgjidhje ligjore për situata të tillë ndoshta është edhe koha që të mendohet për një gjë të tillë. Si mund të injorojmë televizion neutral, sipas të gjitha nishaneve gazetareske ajo është neutrale nuk mban asnjërën anë", tha Branko Radovanoviq, anëtarë i KRD.

"Ne do t'i sugjerojmë atij që të ndryshoj qasjen duke pas parasysh se bëhet fjalë për një televizion shtetëror duke pas parasysh se publiku është ai i cili vendos për int...

Free Traffic Exchange