TIRANE- Mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së, kreu i opozitës, Lulzim Basha e ka shfrytëzuar për t'i dhënë mesazhe të qarta jo vetëm mazhorancës, por edhe për të qetësuar "rebelët" brenda saj, se opozita gjatë protestës për mbetjet kimike, ka qenë e pozicionuar në anën e duhur. Basha ka akuzuar kreun e qeverisë, Edi Rama, se me arrogancën e tij në qëndrimin për mbetjet kimike, ka fyer miqësinë me SHBA-në, por pa mundur ta cënojë atë.
"Nuk kishte asgjë më amerikane në Shqipëri këto dy javët e fundit, sesa protesta e të rinjve. Amerikane ishte rezistenca e tyre dhe kërkesa për llogaridhënie ndaj qeverisë. Amerikane ishte qëndrimi i opozitës që nuk lejoi talljen në parlament të mazhorancës dhe vendosi që kauza e qytetarëve të ishte çështja e ditës. Amerikane ishte qëndrimi i medias dhe i shoqërisë civile që me profesionalizëm dhe përkushtim pasqyruan ngjarjen nga fillimi deri në fund. Vetëm mendja e tij mund të guxojë të ndërtojë antiamerikanizëm me vlerat e vetë demokracisë amerikane.