Pesë minatorë të zonës D kanë tentuar të vetëdigjen në shenjë proteste. Prej 10 ditësh minatorët nuk punojnë pasi ministria e Energjetikës ka mbyllur galeritë në zonën D për shkak të mos plotësimit të kushteve të sigurisë.
Kreu i sindikates Agron Basha thotë se janë 105 të cilët prej 10 ditësh nuk punojnë dhe se askush nuk i ka dhënë një përgjigje se çfarë do të ndodhë me ta.
"Ishte një ndërhyrje e jona e rastësishme që ndaluam minatorët për të shkaktuar këtë tragjedi" thotë Agron Basha në një prononcim për A1 Report.
Galeritë ku punojnë minatorët janë dhënë nga ACR subjektit "Tur-Alb Krom" shpk i cili operon si nënkontraktor i koncesionit "Albanian Chrome" pronë e Samir Manes.
"Punëtorët e nënkontraktorit çdo herë që ndryshohen qeveritë penalizohen. I kam dërguar shkresë të gjithë institucioneve, ministrit të Energjetikës, Damian Gjiknurit, Ministrit Erion Veliat, ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, Avokatit të Popullit, Komisariatit të policisë së qarkut Dibër dhe të Bulqizës dhe kryetarit të bashkisë së Bulqizë dhe nuk na kanë dhënë asnjë rrugë zgjidhje. Kërkojnë takim urgjent lidhur me zhbllokimin e punës D. "- thotë Basha për shqiptarja.com online.
Sipas tij, galeritë e zonës D që janë pjesë e nënkontraktorit "Albanian Chrome" kanë vendimin e ISHM-së që këto galeri janë të sigurta.