TIRANË - Kryeministri Rama ishte sot në ceremoninë e hapjes së institutit Konfuci, në Universitetin e Tiranës. Konfuci është një organizatë jo fitimprurese që merret me përhapjen dhe mësimin e gjuhës kineze në 96 vende të botës. Qëllimi kryesor i Institutit Konfuci është promovimi i gjuhës kineze për të kontribuar në zhvillimin e multikulturalizimit. Gjuha është një urë për shkëmbimin kulturor, ndaj të mësuarit e saj, do të lejojë të kuptuarin e kulturës kineze për rininë shqiptare, si dhe do të motivojë interesat e tyre për të studiuar në Kinë. Instituti do të jetë një vlerë e shtuar për universitetin jo thjeshtë në drejtim të promovimit të gjuhës dhe kulturës kineze, por edhe në organizimin e aktiviteteve të ndryshme, si psh: leksioneve të hapura, seminareve, konferencave ndërkombëtare akademike, etj., si dhe organizimin e aktiviteteve që mbulojnë kulturën, historinë, filozofinë, politikën, artin si dhe tema të ngjashme të interesit.