A1 Report - Kryeministri Edi Rama në Vlorë për prishjen e ndërtimeve pa leje

2015-08-21 3

VLORË - Kryeministri Edi Rama ka mbikqyrur sot prishjen e ndërtimeve pa leje në Vlorë, aksion që është ndërmarrë prej disa ditësh nga Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar. Gjatë vizitës së tij në këtë qytet, kryeministri Rama ka qenë i shoqëruar edhe nga ministri i Mjedisit, Lefter Koka.

Kryeministri fillimisht duket se ka shijuar një kafe në breg të detit, pasi është parë në një prej bareve të pedonales së Skelës dhe më pas i shoqëruar nga ministri Koka dhe nga prefekti Besnik Dervishi, kanë inspektuar nga afër prishjet që u bënë në zonën nga Skela përgjatë shëtitores "Aulona", e deri tek Uji i Ftohtë.

Kryeministri Edi Rama, bashkë me personat që e shoqëronin ka ecuar në këmbë për më shumë se 3 kilometra, ndërsa nuk ka dhënë asnjë deklaratë për median edhe pse interesi ishte shumë i lartë. Gjatë kësaj kohe, Rama është takuar me qytetarë të ndryshmë, ndërsa është përshëndetur me të gjithë.