Duke filluar nga nesër, 340 infermiere patronazhi do të vizitojnë qytetarët mbi 60 vjeç të cilët vuajnë nga diabeti dhe astma. Infermieret do t'u shkojnë në shtëpi, 9 110 qytetarëve dhe do t'u kryejnë atyre vizita që do të zgjasin nga gjysmë ore; do t'u matin tensionin, kolesterinën, sheqerin në gjak, dhe sipas nevojës, mund të bëjnë edhe EKG-në. Ky tur vizitash është pjesë e projektit të Ministrisë së Shëndetësisë i quajtur "Vizita në shtëpi" që autoritetet shëndetësore e paralajmëruan si projekt afatgjatë dhe që do të përfshijë grupe të ndryshme qytetarëve.
"Tani jemi përqendruar tek pacientët me diabet dhe astmë, herën tjetër do të përqendrohemi tek tipat e tjera të pacientëve me sëmundje kardiovaskulare dhe të tjera kronike.. pra herën tjetër do të kemi më tepër informacione dhe përvojë për këtë projekt. Ndaj dua të bëj apel se për këtë projekt dhe për të gjithë projektet e ardhshme, duhet që pacientët kur të shkojnë tek mjeku familjar, të lënë numrin e telefonit të tyre celular", tha Nikola Todorov , Ministër i Shëndetësisë.
Për vizitën e infermiereve, qytetarët do të njoftohet me telefon, me mesazh SMS ose përmes mediave. Projekti do të mbulojë të gjitha komunat ku jetojnë persona me diabet dhe astmë, dhe pritet që ky tur vizitash ndaj qytetarëve të përfundojë për 2 muaj. Autoritetet thonë se të dhënat për pacientët dhe numrat e telefonit, do t'i marrin përmes projektit "Termini im" nga i cili tashmë kanë siguruar 70 % të numrit të qytetarëve që do të përfshihen në këto vizita. Bojana Simonoviq