AKIP:Për herë të I-rë shqiptarët s'ishin të terrorizuar në shesh

2015-08-21 0

TIRANE- Një ditë pasi qeveria shqiptare i ka thënë "Jo" sjelljes së armëve kimike të Sirisë për shkatërrim në vendin tonë, ka reaguar edhe Aleanca Kundër Importit të Plehrave.

Në një deklaratë për shtyp, përfaqësuesi i AKIP e ka cilësuar këtë "një fitore të gjithë shqiptarëve, të cilët dhanë një leksion demokracie". Sipas AKIP "për herë të parë të rinjtë protestuan të pashqetësuar dhe pa frikë".

"Ne si AKIP mbajtem një qendrim të qartë dhe të prerë gjatë diskutimeve për çështjen e armëve kimike të Sirisë. Dy javë më parë ne ishim në shesh kundër armëve kimike, dhe vijuam ta bëjmë këtë çdo ditë. Ne pamë sesi të rinjtë e qyteteve të Shqipërisë zgjuan zemrat e shqiptarëve për një çështje që na cenontë të gjithëve.

Vlerat e kësaj proteste shtriheshin më tej, kudo ku ka shqiptarë, ku mbarë Shqipëria dha një leksion demokracie të parë kurrë më parë.

Kjo fitore arriti një standard të lartë demokracie për dëgjimin e zërit të tyre, dhe të protestimit pa asnjë shqetësim apo frikë", u tha në deklaratën e AKIP.

Ndërkaq, Aleanca Kundër Importit të Plehrave, ka theksuar se kauza e kësaj aleance do vijojë me tej, "duke qenë rojtarë për çështjet publike dhe mjedisore në Shqipëri".

Free Traffic Exchange