A1 Report - Gazetari italian Bruno Vespa rrëfen pasionin e tij për verërat

2015-08-21 1

TIRANE- Gazetari italian, i mirënjohur edhe për publikun shqiptar, Bruno Vespa, në vizitën e tij të tretë në Shqipëri, vjen si i apasionuar pas verërave. I ftuar në rezidencën e Ambasadës italiane në Tiranë, nga Ambasadori Massimo Gaiani, ai prezantoi për të pranishmit disa verëra të cilat prodhohen në Rajonin e Puglias, në Itali.

Me këtë rast, ai dha edhe një intervistë për televizionin "A1 Report", ku dha edhe një mesazh për të rinjtë dhe për gazetarët shqiptarë.