Në Vlorë rreth 2mijë nxënës kanë bojkotuar mësimin dhe protestojnë para teatrit "Petro Marko". Me shumë qytetar të tjerë po marshojnë drejt bulevardit të Vlorës. Protestuesit mbajnë parrulla " Jo armë kimike" dhe valëvisin flamuj kombëtar.Në Gjirokastër në protest janë gjimnazistët e Asim Zenelit. Në Elbasan përshkallëzohet protesta. Çdo rrugë e qytetit është bllokuar dhe nuk lejohet lëvizja e makinave. Në protestë janë nxënës shkollash dhe qytetarë. Të rinjtë janë vetëorganizuar. Nxënës të shkollave të Sarandës, studentë të Fakulteteve të këtij qyteti, të shoqëruar edhe nga prindërit e tyre janë ngritur në protestë kundër sjelljes së lëndëve kimike siriane në Shqipëri. Protestës së nxënësve dhe studentëve u janë bashkuar edhe punonjësit e institucioneve që ndodhen në Sarandë. Qytetarë, nxënës, studentë të universitit "Fan Noli" në Korçë, janë ngritur në protestë kundër sjelljes së armëve kimike në Shqipëri. Nxënësit dhe studentët kanë bllokuar bulevardin "Rinia", duke hedhur parrulla për një "Shqipëri të Pastër".