A1 Report - Vlorë, nis gjyqi ndaj Shpëtim Gjikës, kryebashkiaku në sallë

2015-08-21 3

VLORË - Nis procesi gjyqësor ndaj kreut të Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika. Në orën 11:30 është çelur në gjykatën e qytetit bregdetar, seanca gjyqësore me numër 629. Në sallën e gjyqit ka qenë i pranishëm edhe vetë kryebashkiaku i Vlorës, Shpëtim Gjika, ndërsa të pandehurit e tjerë janë përfaqësuar nga avokatët e tyre.

Nisja e seancës gjyqësore ka sjellë konfuzion pasi qindra qytetarë kanë dashur të jenë të pranishëm në sallë për të ndjekur gjyqin.

Gjatë fjalës së tij, avokati i Gjikës, Ardian Leka ka kërkuar shtyrjen e seancës gjyqësore, pasi nuk kanë informacione dhe nuk kanë lexuar dosjen e prokurorisë. Kreu i Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika akuzohet për "falsifikim të dokumenteve". Sipas prokurorisë, Gjika ka lëshuar dy leje ndërtimi pa i kaluar fare në Këshillin e Territorit.