OSBE-ja prezanton strategji rreth Listës Zgjedhore

2015-08-21 1

Diferenca e madhe e numrit të votuesve nëpër vendvotime si dhe numri i madh i votuesve të regjistruar në adresë të njëjtë janë dy çështjet më shqetësuese dhe që duhen analizuar më me ngut. Kështu propozon grupi i ekspertëve të OSBE-së, i cili ka monitoruar nga afër procesin e pastrimit të listës zgjedhore. Në propozim-strategjinë për kontrollimin e listës zgjedhore që OSBE-ja dërgoi para grupit të punës, rekomandohet jo vetëm kontrolli i listës por edhe i çdo çështje që do të ngrihet në vazhdimësi nga ana e subjekteve politike, si ekzistimi në listën zgjedhore të votuesve që kanë vdekur, të dhëna të dyfishta për votues të caktuar, votues që nuk janë përfshirë në listën zgjedhore, votues që jetojnë jashtë shtetit si dhe numri i madh i votuesve që jetojnë në adresë të njëjtë. Për këtë qëllim ata rekomandojnë formimin e një grupi pune qe do të hulumtoj të dhënat e dyfishta të votuesve, hulumtim në terren si dhe të realizohet anketë me minimumi 10 000 votues për të pasur një rezultat të mirëfilltë. OSBE-ja propozon që të fillohet me adresat ku ka të regjistruar shumë votues.

"Tani do të përmend çështjet për të cilat ekziston mundësia që realisht, njerëzit mendojnë se ka votues të vdekur dhe se emrat e tyre gjende në listën zgjedhore. Ekzistojnë votues të cilët janë shpërndarë në vendvotime të ndryshme, ekzistojnë dyshime se votuesit që kanë të drejtë vote nuk janë në listën zgjedhore, ekziston dyshimi se ka shënime të dyfishta në listën zgjedhore, pastaj dyshime se ka një numër të madh votuesish në të njëjtën adresë", deklaroi Xhon Aran, OSBE.

Kjo strategji e OSBE-së u përdor si motiv nga PDSH-ja, për të konfirmuar se Lista Zgjedhore është vërtetë e mjerueshme, me plot votues fiktivë dhe probleme të tjera. Fazliu solli ndërmend problemin që u shfaq në procesin e fundit, kur shumë votues real nuk figuronin në lista, duke dëmtuar rëndë opozitën.

"Ne do të mundohemi ta ndihmojmë këtë proces. Për një listë zgjedhore të pakontestuar duhet vullnet politik... Votuesit real që i plotësonin të gjitha kushtet për të qenë votues në Maqedoni, në zgjedhjet e fundit u pa se nuk ishin në listën zgjedhore dhe ky është dëm i dyfishtë që iu bë opozitës", tha Bekim Fazliu, PDSH.

Damjan Mançevski i LSDM-së kërkoi përforcim të kapacitetit të KSZH-së për pastrimin e listës duke vendosur madje edhe një kusht, që ky proces të marrë fund para zgjedhjeve presidenciale në mars.

"Absolutisht konsiderojmë se duhet të punohet për rritjen e kapaciteteve të Komisionit Shtetëror Zgjedhor edhe nga aspekti që të bëhet kontrolli i përhershëm në terren. Por mendoj gjithashtu se duhet të rriten edhe kapacitetet në nivel qendror të KSHZ-së, ku mund të bëhet kontrolli i përhershëm dhe krahasimi i bazave të të dhënave bashkë me institucionet e tjera e gjithë kjo të realizohet në mënyrë institucionale dhe të mos i kalojë kufijtë ligjorë", u shpreh Damjan Mançevski, LSDM.

Nga VMRO DPMNE-ja, Nikolla Todorov tha se strategjia e OSBE-së është e mirëpritur, por theksoi se gjithë ky pro...