A1 Report - Armët kimike, Protesta vijon gjithë natën te Kryeministria: Rama tërhiqu

2015-08-21 6

TIRANË - Protestuesit nuk tërhiqen. Të vendosur në sheshin para kryeministrisë që prej orëve të para të mëngjesit, të 14 nëntorit 2013, protestuesit, më shumë të rinj e të reja, kanë marrë dhe batanije me vete dhe thonë se do të qëndrojnë aty gjithë natën po qe nevoja.

Ata këmbëngulin që kryeministri Rama të tërhiqet dhe t'i thotë jo mundësisë së ardhjes së lëndëve kimike siriane në Shqipëri me qëllim asgjësimin e tyre.
Shqipëria është përfshirë nga protesta qytetare dhe debate politike për mundësinë e sjelljes së armëve kimike siriane në vendin tonë.

Qindra qytetarë, ambientalistë, studentë përfaqësues të shoqërisë dhe nxënës të shkollave të mesme të kryeqytetit nisën protestën e tyre prej orës 09:20 të ditës së djeshme