A1 Report - Blushi: Armët kimike, qeveria të tërhiqet nga negociatat

2015-08-21 6

TIRANË - Deputeti socialist, Benn Blushi ka deklaruar se, qeveria duhet të tërhiqet nga këto nëgociata sepse, në këtë mënyrë është duke dëmtuar perceptimi i Shqipërisë në vendet e tjera në të gjithë botën. Sipas tij, protestat e qytetarëve janë të drejta dhe nëse do kishte qenë në një tjetër situatë edhe ai do ishte në shesh. "Protesta e qytetarëve është e drejtë dhe legjitime edhe për çështja më të vogla se kaq. Në kushte të tjera edhe unë do isha në protestë. Qeveria duhet të tërhiqet nga këto negociata, pasi po sjell një situatë shumë të paqartë, do të sjellë tërheqje të bizneseve. Perceptimi për Shqipërinë jashtë vendit do të dëmtohej rëndë. Duhet që të dëgjohen qytetarë. Në pushtet nuk erdhëm për të çmontuar armë kimike, por erdhëm me një program të qartë për të çuar para vendin. Është e pamundur që për deputetë si puna ime dhe të tjerë do të ishte e vështirë për të votuar pro sjelljes së armëve kimike në Shqipëri", tha Blushi.

Free Traffic Exchange