A1 Report - Bektashinjtë festojnë Ditën e Ashures,ceremoni nga Kryegjyshata

2015-08-21 0

TIRANË - Besimtarët bektashinj në vendin tonë kanë kremtuar sot Ditën Botërore të Ashures. Në një ceremoni nga Kryegjyshata, Kryegjyshi Botëror, Haxhi Baba Edmond Brahimaj uroi gjithë besimtarët dhe shqiptarët për më shumë paqe, dashuri, vëllazëri për të ecur në rrugën e Zotit. Megjithëse kjo ditë është konceptuar si një qirasje ëmbëlsire, dita e ashures është e rëndësishme për nga vlera shpirtërore që simbolizon dhe atmosfera vëllazërore që sjell.

Dita e Ashures është dita e dhjetë e muajit muharem, që është muaji i parë i vitit hënor. Agjërimi i kësaj ditë është një vepër e pëlqyer dhe me shpërblim të madh. Kur i Dërguari migroi në Medinë vuri re se hebrenjtë agjëronin këtë ditë dhe pasi i pyeti për arsyen e agjërimit, ata thanë: në këtë ditë Allahu i shpëtoi hebrenjtë nga faraoni, prandaj këtë ditë e agjëroi Musai.