Neziri: Mesazhet në gjuhën shqipe, së shpejti

2015-08-21 3

Mesazhet në telefon për suksesin e nxënësve dhe rregullshmërinë e tyre, përveçse në gjuhën maqedonase, mund të dërgohen edhe në gjuhë amë të secilit prindër, varësisht dëshirës së tij për informim. Kjo përzgjedhje do të mundësohet pas deklarimit me shkrim të prindit, i cili përveç gjuhës, duhet të ofrojë edhe të dhëna personale, një numër telefoni dhe një adresë të postës elektronike. Kushtet për këtë shërbim janë të arritshme, dhe mund të vihen në funksion menjëherë. Komentet i bëri vetë zv/ministri i arsimit Safet Neziri, pas kritikave që informacionet mbi nxënësit, arrinin tek prindërit respektivë vetëm në gjuhën maqedonase. Neziri komentoi gjithashtu edhe situatën rreth ditarit elektronik, duke theksuar se ai po menaxhohet me seriozitet.

"Shumë shpejt, nëse eventualisht sot merret deklarata nga prindi në cilën gjuhë dëshiron të jetë sms porosia me automatizëm nesër ai do ta merr përgjigjen në gjuhën për të cilën është deklaruar respektivisht në gjuhën shqipe. Ky është veç më një sistem i krijuar për informim javor të secilit prind për suksesin dhe rregullshmërinë por për shkak të mungesës së të dhënave personale të prindit, veçanërisht të numrit të telefonit ose të e-mail adresës përmes të cilës duhet drejtpërdrejtë të njoftohet prindi, gjithashtu kemi futur edhe opsionin me të cilin prindi do të deklarohet se në cilën gjuhë dëshiron të marrë sms porosinë apo informatën rreth suksesit dhe rregullshmërisë së nxënësit", tha Safet Neziri, Zv/Ministër i Arsimit.

Nga ministria e Arsimit thonë se procesi i informimit të prindërve për suksesin dhe rregullshmërinë e nxënësve ka filluar të zbatohet që nga e hëna. Ai po zbatohet me sukses, dhe deri tani, mesazhe iu janë dërguar më shumë se 143 mijë numrave celularësh dhe adresash të postës elektronike. Për ata prindër që ende nuk kanë marrë ndonjë mesazh, duhet të shkojnë të ofrojnë numrat e telefonave ose email-at pranë shkollave, në mënyrë që të jenë koherent me veprimtarinë e fëmijëve të tyre që mësojnë në shkollë fillore apo të mesme. Gjyltene Rexhallari

Free Traffic Exchange