Xhaferi u shmanget pyetjeve të Televizionit ALSAT-M

2015-08-21 1

Vizita e zëvendëses së ndihmësit të sekretarit të mbrojtjes amerikane, Evelin Farakas në Shkup ka nxjerr para gazetarëve Ministrin e Mbrojtjes, Talat Xhaferi, por as kjo nuk ka ndihmuar që ai ti përgjigjet pyetjes së Televizionit ALSAT-M të cilën publikisht ia parashtron ministrit tani më një javë me radhë. A ka shqiptarë në njësitin elitar ushtarak të ushtrisë " UJQIT". Pyetja jonë e detyroi Xhaferin të përmbyll konferencën për shtyp dhe të ikë e të mbyllet në kabinetin e tij.

Zotri Ministër ka disa ditë që të kërkojmë për deklaratë. Cili është përfaqësimi i shqiptarëve tek njësiti elitarë ushtarak 'UJQIT'?

'Është mirë që më keni kërkuar dhe ja mundësia më keni gjetur, por sot kjo konferencë ka të bëjë me faktin e bisedimeve bilaterale dhe në lidhje me këtë temë po patët pyetje mund të parashtroni!", tha Talat Xhaferi, Ministër i Mbrojtjes.

Kur do të kemi deklaratë?

'Faleminderit, faleminderit...!!!'

ALSAT-M sot gjithashtu deshi të pyes ministrin Xhaferi se sa është përqindja e shqiptarëve në Shërbimin për Zbulim dhe Kundërzbulim të Ministrisë së Mbrojtjes dhe se a është e vërtet se vetëm para tre javëve ka ngritur në gradë po në këtë institucion 13 persona prej të cilëve asnjë shqiptarë.

Përkujtojmë edhe një herë se vetë kreu i BDI-së Ali Ahmeti në intervistën e tij të fundit në 'Rruga Drejtë' sugjeroi gaztorëve që të kërkojnë llogari nga vetë funksionarët e tij të emëruar në poste të ndryshme për punën që bëjnë.

'Ju kisha lutur, ata nuk janë në mal që nuk mund të gjenden, vendosni kontakte, i pyesni për rastet. Të thirren njerëzit kompetent dhe ju të vendosni kontakte me ata. Ju e keni për obligim si medium që ti shpjegoni opinionit se kërkuam prej këtyre autoriteteve dhe nuk na u dha shpjegimi ose na u dha kaq shpjegim!', deklaroi kohë më parë Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së.

ALSAT-M do të vazhdoj të pyes edhe në ditë në vazhdim dhe do të pres përgjigje nga Ministri i Mbrojtjes, Talat Xhaferi për këto çështje që janë me interes për opinionin e gjerë. Valmir Kuçi