Vazhdon debati rreth Propozim-buxhetit për vitin 2014

2015-08-21 0

"Me këtë njeri të dhunshëm, guximi i të cilit është në polici, nuk debatohet". Kështu deklaroi sot Jani Makraduli, deputet i LSDM-së, teksa iu drejtua ministrit të financave Zoran Stavrevskit në debatin rreth buxhetit në Komisionin parlamentar për financa dhe buxhet.

"Përse kam urrejtje? Sepse vajza ime ka parë se si policia më dëbon si kriminel. Si nuk ke turp? Përse kam urrejtje? Pak është ajo që ndjej. Do vijë dita! Si do ndihej vajza juaj sikur t'ju shëtisnin me polici dhe t'ju regjistronin kamerat. Përgjigjuni kësaj pyetje! Këtu më kanë sjellë 370 mijë qytetarë. Jo për të më nxjerrë ti me polici. Ja, provoje vetë. Përse ndjej urrejtje? Sepse ke ngrënë në shtëpinë time, dhe pastaj më ke lëshuar prapa policinë", tha Jani Makraduli, LSDM.

Stavrevski iu përgjigj Makradulit duke thënë se nuk do hyjë në debat për gjëra personale por do të debatojë vetëm rreth shifrave të buxhetit.

"Shumë urrejtje ka brenda teje, nuk e di nëse je i vetëdijshëm se pikërisht urrejtja po ju tërheq poshtë. Urrejtja nuk i sjell dobi askujt, as këtij shteti dhe as botës. Unë nuk do komentoj më shumë rreth kësaj pjese, por vetëm do përmend një thënie të Martin Luter Kingut: "Mos lejo askënd të të tërheqë aq poshtë, aq ulët, për ta urryer", u shpreh Zoran Stavrevski, ministër i financave.

"Maqedonia mundet pa BE-në, por me kafshët nga India, me diktaturën nga Kina dhe me ligjin kriminal për ratifikimin e gazifikimit", deklaroi Jani Makraduli, LSDM.

Deputetët e mazhorancës u përgjigjën se gabimet kyçe për situatën aktuale, datojnë që nga qeverisja e LSDM-së.

"Ju, 85% të privatizimit e bëtë me ndihmën e oligarkëve tuaj. Anëtarët tuaj të LSDM-së nuk investuan në Maqedoni. Ju dhatë 98 % lirim për fabrikat, kurse fabrikat që ju sillnin përfitim shtetit, i shitët të parat", tha Vladanka Aviroviq, VMRO-DPMNE.

Për buxhetin, partitë opozitare kanë dorëzuar 684 amendamente. Ende zhvillohet debat i përgjithshëm rreth propozim buxhetit për vitin 2014. Debati rreth amendamenteve do të fillojë së shpejti. Natasha Stojanovska

Free Traffic Exchange