GJIROKASTËR - Zëvendësambasadori Amerikan në Tiranë, Henri Zhardin i pranishëm në doganën e Kakavijës, ka folur edhe për çështjen e armëve kimike siriane në Shqipëri, raporton korrespondenti i A1 Report dhe Shqiptarja.com, Pirro Nase. I pyetur nga media, zv/ambasadori amerikan Zhardinë, ka shprehur sigurinë se, "procesi i demontimit i armëve kimike do të jetë i sigurtë".
Zëvendësambasadori Amerikan në Tiranë, Henri Zhardin, ishte në Kakavijë pasi ka nderuar dy efektivë të Policisë së Kakavijës, për luftën kundër trafiqeve të ndryshme.