TIRANË - Partia Demokratike do të depozitojë sot kërkesën për referendum popullor në lidhje me sjelljen e armëve kimike në Shqipëri. Deklarata është bërë sot nga kreu i PD-së. Lulzim Basha gjatë fjalës së tij përpara grupit parlamentar. Gjithashtu Basha, ka deklaruar se do të se, PD, do të depozitojë edhe kërkesë për mocion me debat.
"Alarm dhe frikë në rritje, pas lakjmeve se Shqipëria do të jetë destinacion i armëve kimike. Shqiptarët i madh dhe i vogël pyesin ç'po ndodh, kërkojnë të dijnë të vërtetën nga Kryeministri i tyre, që është investuar personalisht dhe vetëm në këtë proces. Që nga dita e parë, PD kërkoi shpjegime", deklaroi Basha.
Sipas tij kjo është, "heshtje arrogante ndaj zërave të mijëra qytetarëve. Si kryetar i PD-së dhe i opozitës, kërkova që të mos rrinte si struci. Foli, por mashtroi. Edi Rama është dy herë gënjeshtarë, edhe me publikun shqiptar dhe me ata që ka aluduar se drejton këtë vend, sikur nuk ka opozitë. E nisi, por e vazhdon dhe shpreson të dalë me mashtrime. Si jo rrallë herë në këto vite, ai prap nuk do të dëgjojë zërin e popullit dhe opozitës".
"Tani jo më. Tani është rradha jonë. PD-ja është e vendosur që të ndalojë këtë gjë. PD-ja do të depozitojë sot kërkesën për referendum. Për këtë çështje jetike duhet të vendosë i gjithë populli. Për ne zëri dhe vullneti juaj është gjëja më e shtrenjtë", theksoi Basha.