A1 Report - Jo armëve kimike, protesta në Tiranë, studentët bojkot mësimit

2015-08-21 1

TIRANË - Mijëra protestues kanë dalë sot në rrugët e Tiranës dhe rretheve të ndryshme të vendit, kundër sjelljes së armëve kimike siriane për tu shkatërruar në Shqipëri. Kjo është dita e tretë që shoqëria civile, qytetarë, ambientalistë kanë dalë në protesta të ndryshme.

Protestuesit në Tiranë, janë mbledhur sërish sot, në dy tubime, në qendër të Tiranës tek sheshi Skënderbej dhe përpara Piramidës, për t'i thënë jo asgjësimit të armëve kimike në Shqipëri. Ata më pas janë bërë bashkë tek zona e njohur si Piramida duke protestuar për armët kimike.Gjithashtu të tjerë protestues janë mbledhur përballë bashkisë dhe do të protestojnë përgjatë Bulevardit "Dëshmorët e Kombit". Një protestues bëri thirrrje opozitës të ketë një qëndrim zyrtar. "Jo armëve kimike, Shqipëria është e shqiptarëve", ishin thirrjet e protestuesve në Tiranë. Studentët e Ekonomikut dhe ata të Universitetit Politeknik do të bojkotojnë mësimin dhe provimet për t'iu bashkuar protestës kundër sjelljes së armëve kimike siriane në Shqipëri. Vendimi është bërë i ditur nga një përfaqësi e studentëve të cilët morën fjalën në protestën që nisi ditën e sotme në orën 14:00.
Ndërkaq, protesta e rradhës do të zhvillohet ditën e nesërmë në orën 09:30 minuta të mëngjesit por këtë herë do të zhvillohet përpara parlamentit. Studentët do të marrshnojnë nga Fakulteti Ekonimik drejt ambasadës së SHBA dhe më pas tek salla e Parlamentit.