A1 Report - Lufta e korrupsionit, Rama: Reforma e modernizim i sistemit

2015-08-21 0

TIRANE- Lufta kundër korrupsionit ka mbledhur sot paradite në një Konferencë Kombëtare në Tiranë, gjithë kabinetin qeverisës, me pjesëmarrjen e Kryeministrit Edi Rama, Ambasadorë të akredituar në vendin tonë, dhe drejtues të institucioneve të drejtësisë, si Kryetari i Gykatës së Lartë, i KLSH-së, nënkryetari i KLD-së,Kryeprokurori.

Në konferencë u paraqiten aspektet e qasjes së re të qeverisë shqiptare në kuadër të luftës kundër korrupsionit dhe përpjekjen si duhet modernizuar sistemi që shteti ofron në shërbim të qytetarëve si një prioritet i qeverisë por dhe kriter i kërkuar nga Bashkimi Europian për Shqipërinë.

Duke e quajtur "sëmundje të madhe që karakterizon vendin tonë në sy të familjes europiane" Rama tha se qeveria do të ndërtojë politika të reja, qasje të re dhe vullnet të ri për të shkuar përpara. "Kjo sëmundje gërryese dekurajuese e paralizuese për njerëzit, ndjen domosdoshmërinë e një reforme të gjithanshme"- tha Rama.

Në konferencë ishin të pranishëm ambasadori i BE-së, Ettore Sequi, përfaqësues të KE-së, kryeprokurori Adriatik Llalla, si dhe ministra të kabinetit qeveritar.

Ambasadori i BE-së, Ettore Sequi tha se pritshmëritë e BE-së janë të qarta dhe realiste dhe i bëri thirrje qytetarëve kërkoni politikanëve llogari për luftën kundër korruosionit. Ai vuri në dukje se gjatë 15 viteve të fundit BE është angazhuar në ndërtimin e një Shqipërie demokratike, ku të sundojë ligji. Për këtë qëllim asaj i janë akorduar fonde në vlerën e rreth 150 milionë eurove.

Free Traffic Exchange