A1 Report - Armët kimike,Rama: Asnjë plan që cënon edhe një fije shqiptarët

2015-08-21 0

TIRANË - Nuk ka vend për alarm për armët kimike. Nuk ka një plan, por dhe nëse do ketë ai nuk do të cënojë aspak interesat e çdo familjeje dhe çdo shqiptari, por përkundrazi do ta nxirrte Shqipërinë më të pastër. Këto ka theksuar rkeyministri Edi Rama pak pas protestës popullore kundër armëve kimike në Tiranë. Rama nisi të flasë për armët kimike sapo mori fjalën në konferencën Antikorruspion.

Rama është shprehur se i mirëkupton protestat dhe shqetësimin e qytetarëve. "Por nuk ka një vendim dhe nuk ka një plan të plotë dhe marrëveshje të plotë. Kurrë unë vetë dhe kjo qeveri nuk do të pranonte që jo jeta, por vetë e ardhmja e tyre të vihej në diskutim me cënimin më të vogël. Çdo prind duhet ta dijë se kurrë unë apo qeveria nuk do të vendoseshim në asnjëlloj pozicioni që do të rrezikonte qoftë dhe një fije fëmijën apo familjen", deklaroi Rama.

Rama u është drejtuar gjyshërve, duke thënë se çdo gjysh duhet ta dijë se kurrë nuk do të thonim një po apo të shkonim para parlamentit pa pasur në dorë një plan bazuar mbi një marrëveshje, që do të garantonte jo vetëm të gjitha rreziqet e imagjinuara për shkak të një propagande, të mbështetur në një tërësi të pavërtetash apo të vërtetash tona e të kthehej në një problem.

"Është absolutisht e qartë për mua, qeverinë, që kontributi ynë apo lidhur krah për krah me SHAB është i lidhur me inetresat e qytetarëve të këtij vendi në këtë vend. Një plan dhe marrëveshje ku Shqipëria do dalë jo vetëm me kokën lart, por e fituar dhe më e pastër se ç'është sot".

Free Traffic Exchange