A1 Report - Shkodër, dhunohet jetimi në Shtëpinë e Fëmijës, drejtuesit mohojnë dhunën

2015-08-21 6

SHKODER- Një 16-vjeçar, i cili strehohet pranë Shtëpisë së Fëmijës në Shkodër, denoncon përgjegjësit dhe kujdestarët e këtij institucioni për ushtrimin e dhunës psikologjike dhe fizike ndaj tij. 16-vjeçari me inicialet R.B, thotë se nga dhuna i kanë shkaktuar hematoma në trup, si dhe i kanë grisur edhe rrobat.

Ndërkohë drejtori i Shtëpisë së Fëmijës, Arjan Dushaj, e ka mohuar një gjë të tillë duke thënë se fëmija mund t'i drejtohet organeve kopetente për vërtetimin e dhunës së ushtruar ndaj tij, ndërsa është shprehur se fëmija është problematik.

16-vjeçari ka rreth 2 muaj që ka ardhur nga Tirana për t'u strehuar në Shtëpinë e fëmijës 6-18 vjeç në Shkodër, ndërsa pasi është dhunuar thotë se ka kryer edhe denoncimin përkatës pranë Komisariatit të Policisë në Shkodër.