A1 Report - Jo armëve kimike, protesta në Korçë, Lushnje

2015-08-21 1

KORÇE, Djetra studentë të Universitetit Fan Noli të qytetit të Korçës i janë bashkuar sot protestave që AKIP po zhvillon në të gjithë Shqipërinë për ti thënë "Stop" importit të armëve kimike nga Siria në Shqipëri. Me pankarta ku shkruhej "Stop armëve kimike dhe lëndëve toksike" të rinjtë kanë bërë thirrje që gjithë shqiptarët të ngrihen në protesta për të parandaluar atë që pritet të ndodhë dhe që sipas tyre do të shkaktojë probleme tek ata dhe pasardhësit e tyre. "Ne dhe për importin e mbetjeve nuk kemi qenë dakord. Është absurd që për një vend të varfër të sjellin gjithë ato helme. Duhet të protestojmë më shumë të sensibilizohen qytetarët për ti thënë jo"- thotë një tjetër protestues. Protestes së të rinjve i janë bashkuar edhe anëtare nga shoqeria civile dhe tifozeria e Sport Klub Skendërbeut të cilët njëzëri kanë kërkuar që qeveria shqiptare ti thotë "Stop" importit të këtyre lëndëve në Shqipëri. LUSHNJE, Në Lushnje, të organizuar përmes rrjeteve sociale qytetarët kanë protestuar kundër demontimit të armëve kimike. Me parulla në duar dhe maska mbrojtëse, protestuesit kanë kërkuar janë shprehur kundër mundësisë për asgjësimin e armëve kimike siriane në Shqipëri