A1 Report - Kompleksi ''Jon'', gjoba prej 22 milionë lekë, firma se pagoi kurrë

2015-08-21 0

VLORE- "GB-A Konstruksion", kompania që ndërtoi kompleksion "Jon" në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë nuk ka paguar asnjëherë gjobën 22 milion lekëshe të vendosur nga INUK. Shkak i mos pagesës janë bërë fitimi i procesve gjyqësore në dy nivele, ku ka kundërshtuar gjobitjen e vendosur nga Gjergji Bojaxhi.

Gjoba prej 22 milion lekë të vjetra që i është vendosur nga ish-kreu i INUK Gjergji Bojaxhi kompanisë "GB-A Konstruksion" për punimet e pa disiplinuara në pallatin e vjehrrit të Lulzim Bashës, nuk është paguar asnjëherë.

Gjoba s'ka mundur të ekzekutohet pasi kompania në fjalë, nëpërmjet avokates së saj Erinda Ballanca, ka marrë masa të menjëhershme juridike duke e kundërshtuar vendimin e gjobitjes në Gjykatën e Tiranës.

Padia e përpiluar nga avokatja Ballanca, është pranuar nga ish-kryetari i Gjykatës së Tiranës Artan Zeneli, ndërkohë që ky vendim është lënë në fuqi dhe nga gjykata e Apelit në Tiranë, duke rrëzuar kështu përfundimisht ekzekutimin e gjobës prej 22 milion lekë të vjetra nga ana e drejtuesve të Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar.

Sipas vendimeve të dy gjykatave, INUK në vendosjen e gjobës financiare ka shkelur kopetencat e institucioneve të tjera, pasi në rastin konkret nuk ka pasur asnjë kontroll apo gjobë nga ana e Inspektoriatit Ndërtimor të Bashkisë së Vlorës, që drejtohet nga kryebashkiaku Shpëtim Gjika.

Free Traffic Exchange