KUKES- Edhe ambasadori i SHBA-së deklaron se ende nuk është marrë ende asnjë vendim nëse Shqipëria do të jetë një nga shtetet ku do të asgjësohen armët kimike siriane. Arvizu nënvizon se SHBA është mik i madh i shqiptarëve dhe mbështet transparencën.
"Ende nuk është vendosur asgjë, gjithçka do të bëhet transparente. Është e vërtetë që është bërë një bashkëbisedim mes Shqipërisë dhe Amerikës. SHBA mbështet transprarencën do jemi miq të mëdhenj të shqiptarëve, mirëqënien e shqiptarëve"- tha Arvizu për gazetarët pas takimit me kreun e bashkisë Kukës.
Kreu i bashkisë, Hasan Halili falenderoi Arvizunë për vizitën e tij të tretë. Ai vlerësoi punën ambasadorit. "Është ndër ambasadorët më të suksesshëm. Ka qëndruar afër shqiptarëve në çdo situatë."
Për Arvizunë kjo ishte vizitë para largimit të tij drejt SHBA-së. "Për tre vite kam vlerësuar pjesë të ndryshme të Shqipërisë. Në Kukës kujtojmë mikpritjen e kosovarëve. Ne kemi kontribuar për pavarësinë e Kosovës. Marrëdhëniet mes tre vendeve janë të shkëlqyera Kosovë- Shqipëri-Amerikë.