A1 Report - Armët kimike,Rama: Vendimi do ndahet me protestuesit

2015-08-21 1

TIRANË - Për herë të parë kryeministri Rama flet për çështjen e asgjësimit të armëve kimike siriane. I pyetur nga gazetarët në konferencën e përbashkët me Komisionerin për Zgjerimin e BE-së, Stefan Fyle, Kryeministri tha se për këtë çështje SHBA kishte kontaktuar me Shqipërinë si me të gjithë vendet anëtare të NATO-s.

"Nëse nuk do të kishte ndodhur atëherë do të ishte shqetësuese"- tha Rama duke sqaruar dhe një detaj tjetër se biseda telefonike me Sekretarin Amerikan të Shtetit, John Kerry kishte zgjatur 30 minuta.

Kryeministri u shpreh se për këtë çështje ka një lum të pavërtetash dhe se Shqipëria nuk është ende në fazën e marrjes së një vendimi dhe nëse do të ishte në këtë pozicion atëherë vendimi do të ndahej me publikun, parlamentin, por dhe përfaqësuesit e protestës.

Ai kërkoi të garantojë qytetarët se është plotësisht i vetëdijshëm plotësisht në krye të detyrës për të përfaqësuar me dinjitet në këtë disktuim me SHBA-të, interesin kombëtar të Shqipërisë, që është i pandashëm në çështjen e sigurisë nga interesi kombëtar i SHBA-së, por dhe me interesin e çdo familjeje shqiptare".

Gjatë kohës që kryeministri Rama fliste tek aktiviteti i organizuar në hotel "Sheraton", po zhvillohej një proteste pranë Piramidës, për t'i thënë jo sjelljes së armëve kimike të Sirisë për shkatërrim në Shqipëri.