Opozita dorëzoi 684 amendamente për buxhetin

2015-08-21 1

Prej nesër në procedurë parlamentarë do të hyj propozim buxheti për vitin 2014. Opozita ka përgatitur mbi 684 amendamente. Sipas rregullores për punën e kuvendit të miratuar gjatë muajit shkurt të këtij viti pa prezencën e opozitës, debati rreth projekt buxheti duhet të zgjas 10 ditë, prej të cilëve 5 rreth amendamenteve dhe 5 në seancë plenare. Derisa sipas matematikës së LSDM-së vetëm shqyrtimi i amendamenteve do të merr afro 12 ditë.

"Në rast se secili deputet e shfrytëzon të drejtën e tij, flas vetëm për parashtruesin e amendamentit, që të shqyrtohen të gjitha amendamentet në Komision do të nevojiten 6840 minuta. Vetëm amendamattet që të shqyrtohen në bazë të mundësisë që ofron rregullorja 10 minuta, do ët nevojiten 12 ditë", tha Marjanço Nikollov, LSDM.

Derisa nga PRSD-ja kanë parapara amendament edhe për regjistrimin e popullsisë gjatë vitit 2014, pasi sipas tyre vetëm Maqedonia bashkë me Somalinë mbeten vendet e vetme në botë të cilat nuk kanë realizuar regjistrimin e popullatës.

"Deputetët e PRSD-së dorëzuan amendamente përmes të cilëve propozohet që të sigurohen mjete në shumë prej 11 milion eurove, të dedikohen për realizimin e regjistrimit. Dy vjet më parë Qeveria e Maqedonisë vendosi që të ndërpres procesin e regjistrimit nën arsyetimin se "pengon falsifikim të madh". Opinioni maqedonas edhe sot e kësaj dite nuk e din se kush qëndron pas atij falsifikimi, dhe s e askush nuk është thirr në përgjegjësi për 14 milion eurot e harxhuara", u shpreh Goran Misovski, PRSD.

Grupi parlamentar i PDSH-së edhe për këtë propozim-buxhet,nëpërmjet amandamenteve kërkon hisen shqiptare.

"Për fat të keq edhe ky buxhet i vitit 2014 është diskriminues dhe antishqiptar. Krejt kjo si pasojë e pozitës prej vazali të BDI-së në Qeveri. Ku për çdo ditë e më shumë shqiptarët zhyten në varfëri dhe në pa perspektivë. PDSH edhe njëherë do të tentojë që nëpërmjet amendamenteve ku parashihen projekte në vendbanimet shqiptare si shkolla,rrugë, ujësjellës,kanalizime, ambulanca, spitale etj...të kërkoj 1/3 e buxhetit për shqiptarët, dhe njëherit të demaskoj mashtrimin e BDI-së që për çdo vit tenton ti mashtron shqiptarët,kinse po e merr hisen e shqiptarëve.

'Ne jemi të bindur se kjo mazhorancë për fat të keq edhe sivjet nuk do të pranoj asnjë nga amandamnetet që ne do ët propozojmë, por sido që të jetë ne jemi të gatshëm dhe jemi ët vendosur që këto amendamente ti shtyjmë deri në fund', deklaroi Naxhi Xhelili, RDK.

Partnerët e koalicionit shprehen optimist se nuk do të përsëriten skenarët e viti të kaluar.

"Shpresoj se ishte e mjaftueshme mësimi i sjelljes së buxhetit ë kaluar që të mundemi të gjithë në mënyrë konstruktive, të mençur dhe në korniza të interesave të përgjithshme të qytetarëve të Maqedonisë këtë vit me të vërtetë pa asnjë lloj të vështirësive plotësuese rreth punës edhe të vetë komisionit për financim dhe buxhet dhe diskutimit në seancë plenare do ta sjellim në mënyrë të suksesshme Buxhetin për vitin 2014", tha Liljana Kuzmanovska, ...