Neziri: Cilësia e punimeve në shkolla, nën kontroll

2015-08-21 2

Pas rasteve të publikuara në AlsatM lidhur me ndërprerjen e punimeve dhe pengesat që paraqiten në ndërtimin apo rikonstruimin e objekteve shkollore, nga Ministria e arsimit dhe shkencës thonë se në vazhdimësi janë duke kontrolluar të gjitha këto ndërtime për të vërejtur pengesa apo ndërprerjet eventuale të punimeve. Numri dy i ministrisë së arsimit Safet Neziri, tha sot se për çdo objekt shkollor që ndërtohet apo rikonstruohet, formohet komision mbikëqyrës i cili inspekton punimet dhe detyron kompanitë ndërtimore që të sanojnë lëshimet eventuale gjatë punimeve.

"Ekziston një metodologji ligjore me të cilën ndërmarrja që fillon të ndërton një objekt shkollor, kur e bën fazën e parë dhe dorëzon dokumentacionin në Ministri, me ligj është i rregulluar edhe organi mbikëqyrës. Organi mbikëqyrës e mbikëqyr punën e fazës së parë, nëse është në rregull e lejon të vazhdojë në fazën e dytë të ndërtimit. Nëse ka lëshime teknike, arkitektonike apo ndërtimore, mbikëqyrësi jep vërejtje dhe ai nuk mund të vazhdojë fazën e dytë, pa e rregulluar fazën e parë. Edhe ligjërisht është mbuluar, edhe me aktivitet është mbuluar. Deri tani nuk kemi pasur probleme", u shpreh Safet Neziri, zv/ministër i Arsimit dhe Shkencës.

Neziri deklaroi se aktualisht po rikonstruohen 16 shkolla në nivel nacional, 5 prej të cilave me mësim në gjuhën shqipe. Ai tha gjithashtu se në projektin për ndërtimin e shkollave fillore dhe të mesme janë përfshirë deri 70 për qind objekte shkollore në të cilat do të mësohet edhe në gjuhën shqipe. Benjamin Arifi

Free Traffic Exchange