A1 Report - Gjermani, shqiptari kërcënon me bombë në tren, paralizohet lëvizja

2015-08-21 5

BAVARI - Një kërcënim me bombë ka paralizuar për një kohë stacionin hekurudhor në Emskirchen të Bavarisë, Gjermania jugore. Është dashur të evakuohet stacioni dhe te ndalohet treni ICE, nga i cili janë evakuuar udhëtarët, për të kontrolluar trenin nëse ka në të materiale shpërthyese.

300 udhëtarë janë çuar në godinën e zjarrfikësve për shkak të motit të ftohtë që mbretëronte. Pas kësaj, janë lëvizur me autobusë për në Nürnberg.

Por, ndërkohë alarmi është tërhequr pasi që policia federale ka konstatuar se kërcënimi me bombë kishte qenë një shaka e pakripë e një shqiptari i cili ishte arrestuar menjëherë.

Ekspertët e materialeve shpërthyese e kanë kontrolluar edhe njëherë trenin, para se t`i jepnin leje që të nisej në drejtim të Vjenës. Alarmi është tërhequr pasi që policia ka konstatuar se kërcënimi me bombë kishte qenë një shaka e pakripë e një shqiptari 35-vjeçar, i cili ishte arrestuar menjëherë

"Shakaxhiu", shqiptar kur kontrollorja i kishte kërkuar biletën kishte kërcyer nga vendi dhe duke treguar me dorë nga çanta, kishte bërtitur: "Bomba, bomba". Kontrollorja ka lajmëruar policin i cili e ka arrestuar personin në fjalë, njofton sat1bayern.de.

Pas kësaj, treni është ndaluar në stacionin Emskirche. Kur polici ka shikuar në çantën e 35-vjeçarit, nuk ka gjetur asgjë të dyshimtë brenda saj, dhe as bombë. Kontrolli në pjesën e trenit ku kishte qëndruar shqiptari, doli po ashtu pa rezultate.

Free Traffic Exchange