Opozita për gati një orë zhvilloi sot protestë para kryeministrisë kundër blerjes së votës me 2 mijë lekë, e cila sipas PD-ë u vërtetua në zgjedhjet e pjeshme vendore të Korçës.
Protesta nisi rreth orës 14:00 nga selia e PD-së tek ish SHQUP dhe më pas marshimi paqësor vazhdoi përgjatë bulevardit "Dëshmorët e Kombit" dhe u ndal para godinës së kryeministrisë ku ishte ngritur podiumi dhe kryetari i PD-së dhe disa protestues mbajtën fjalimin e rastit.
E gjithë protesta u vëzhgua nga policia e cila mori masa për ruajtjen e rendit dhe sigurisë.
Kryetari i PD-së tha se është fillimi i një beteje të përbashkët në sheshet e protestave popullore dhe akuzoi Ramën e Metën se po kërkojnë të shndërrojnë Shqipërinë në sulltanatin e 20 mijë lekëshit.
Sipas tij opozita nuk kishte dashur të dilte sot në protestë para kryeministrisë, por qeveria kishte mbushur kupën. "Jemi në protestë kundër paligjshmërisë, arbitraritetit, arrogancës shurdhërisë dhe mungesës së trasnparencës dhe qëndrimet e tjera antieuropiane që manifeston ditë për ditë me frenezi të paparë qeveria e Edi Ramë dhe Ilir Metës:"- nënvizoi Basha.
Fjalimi i kryetarit të PD-së zgjat rreth 15 minuta më pas protestuesit u larguan qetësisht. Në këtë protestë nuk mbajtën fjalim figura të tjera kryesore të PD-së as ish- kryeministri Berisha.