Talat Xhaferi vazhdon heshtjen!

2015-08-21 2

Talat Xhaferi synon të thyej rakordin e një viti më parë sa i përket HESHTJES! Ministri i Mbrojtjes vetëm para 1 viti heshti me javë të tëra gjatë punimeve të Komisionit për Punë dhe Politikë Sociale ku aso kohe debatohej rreth propozim ligjit për 'Branitellat' i propozuar nga VMRO-DPMNE. Xhaferi për dallim nga hera e parë kur mbante fjalime me heshtje me vetë-dëshirë, kësaj here heshtë lidhur me përfaqësimin e shqiptarëve në njësitin elitar ushtarak 'UJQIT'!

Ministri i Mbrojtjes Talat Xhaferi edhe sot nuk e pa të arsyeshme të komentojë çështjen e ngritur disa ditë më parë nga televizioni ALSAT-M, se cila është arsyeja që në njësitin elitar të ARM-së 'UJQIT' nuk ka asnjë shqiptarë! Nga kabineti i tij sot thanë se ministri Xhaferi gjendet për vizitë zyrtare në Bruksel, dhe që ai do të mund të komentojë rreth 'UJQËRVE' vetëm atëherë kur të kthehet në Shkup! Por Xhaferi dje edhe pse ishte i pranishëm në inspektimin e punimeve për ndërtimin e memorialit 'Nëna Shqiptare' në Zajas të Kërçovës refuzoi të prononcohet për këtë çështje me arsyetimin se për këtë dëshiron të flas në emisionin "Rruga Drejt". Kujtojmë opinionin se njësitet elitare ushtarake në kuadër të Ministrisë së Mbrojtjes numërojnë ZERO shqiptarë. ALSAT-M mëson se njësiti 'UJQIT' nuk ka asnjë shqiptar, 'Renxherët' shumë pak, ndërsa për "Skorpionët" nuk ka informata pasi të gjithë këta njësite konsiderohen si struktura sigurie, informatat rreth të cilëve janë tepër konfidenciale. Valmir Kuçi

Free Traffic Exchange