A1 Report - Elbasan, nxënës dhe qytetarë protesta kundër armëve kimike siriane

2015-08-21 3

Me qindra të rinj elbasanas janë sensibilizuar për të kundërshtuar ardhjen e armëve kimike nga Siria. Të oraganizuar nëpërmjet rrjeteve sociale të rinjtë i bëjnë thirrje të gjithë bashkëmoshatarëve që ti bashkohen nisës së tyre, për një shqipëri të pastër dhe të pa mbetje kimike.

Të rinjtë kanë bllokuar një pjësë të buluvardit "Aqif Pasha", për ta përcuar sa më të fortë mesazhin e tyre. Kureshtarë të shumtë ju janë bashkuar të rinjve të cilët u bënë pjësë e tubimit paqësor.

Nën moton "Poshtë armët kimike", protesta u zhvendos nga bulevardi kryesor në drejtim të dy institucioneve më të rëndësishme të qytetit sic janë, Bashkia dhe Prefektura. Kërkesa kryesore e tubimit të sotëm ishte të ndërgjegjesojmë popullsinë e Elbasanit për rrezikut që i kanoset.

Elbasani është qyteti më i ndotur në Shqipëri por edhe më i ndoturi në rajon, dhe në rast se armët kimike të Sirisë do të demontoheshin në Unzinën e Mjekësit, atëherë ky qytetet do të jetë i vdekur, shprehen të rinjtë.

Në fund të tubimit, të rinjtë protestues u shprehën se do ta bojkojnë mësimin, ashtu si kanë bërë edhe ditën e sotme, vetëm me vetëm që Elbasani dhe Shqipëria të shmangin e armët kimike nga Siria.

Free Traffic Exchange