Teknologjia nuk ka lënë "pa goditur" as biznesin e fotografisë. Në ditët e sotme, pakkush i printon fotografitë në kushtet kur aparatet dixhitalë apo celularët me kamera mundësojnë shkarkimin e tyre të menjëhershëm në kompjuterë. Me zbehjen e printimit të fotos, albumet fotografike që i ruajnë në këto aparatë të teknologjisë së fundit kanë një rrezik që të fshihen nga një pakujdesi e vogël në fshirje apo nga një virus në kompjuterat tanë. Në ditët e sotme, të rinjtë I shohin rrjetet sociale si Facebook, Twiter apo Instagram si një magazinë e mirë për të ruajtur fotot e tyre. E ata që e vuajnë më shumë këtë tendencë, janë pikërtisht studio fotografike. Xhorxhia është një profesioniste e fotografisë, e cila punon në një prej studiove më të vjetra në Tiranë. Sipas saj, nga viti në vit, vihet re rënie e kërkesave për të printuar foto. Teknologjia përballë burimeve njerëzore është një betejë mjaft e diskutueshme, e cila ka avantazhet dhe dizavantazhet e saj. Për biznesin e fotografisë dhe humbjen e printimit të saj në letër duket sikur dhe historia e fotografisë që në hapat e saj të para të futjes në jetët tona po i zbeh vlerat e saj të ruajtjes si një kujtim.