A1 Report - Elbasan, protestë e fshatarëve kundër armëve kimike në Mjekës

2015-08-21 3

Deklaratat e kryetarit të bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdini se armët kimime siriane mund të dërgohen në uzinën e Mjekësit për t'u çmontuar, ka ngritur në një protestë masive banorët e komunës Shirgjan.

Me parulla në duar, ku shkruhej: "Larg amët kimikë nga Mjekësi!" dhjetëra banorë kanë protestuar kundër asgjësimit të armëve kimike, ndërsa u shprehën të frikësuar se në Mjekës mund të ndodhë një Gërdec i dytë. "Jemi të rrezikuar drejtpërdrejt nga demontimi i armëve kimike. Qeveria duhet të na mbrojë nga vdekja toksike, mos helmoni fëmijët", thuhej ndër të tjera në protestë.

Shqipëria është një ndër tre vendet, ku flitet se do të asgjësohen armët kimike siriane. Vendi ynë ka pasur një eksperiencë të tillë. Të armëve kimike të periudhës së komunizmit, të cilat janë asgjësuar në Qafë Mollë në Tiranë.