Laura Pustina, shoqja e Argita Berishës dhe gruaja e ish-drejtorit të Rrugëve Andi Toma, ka lëshuar prokurat e përfaqësimit për 11 kompanitë kineze që janë implikuar në skemën e vjedhjes së 5.4 milion euro. Prokurorat i janë dhënë shtetasit Mirjan Beneja dhe më pas ky ka kryer shitjet tek bashkëpuntori tjetër Gjergji Tupe.
Vjedhja e 5.4 milion euro nëpërmjet një skeme mashtrime të kryer nga zyrtarë të Tatim-Taksave dhe dy biznesmenëve, duke se ka një rreth më të gjërë personash që me dashje apo pa dashje janë përfshirë në këtë çështje. Gazeta "Shqiptarja.com", zbulon se personi që ka lëshuar prokurën e përfaqësimit për 11 kompanitë kineze është noterja Laura Pustina, gruaja e ish-drejtorit të Drejtorisë së Rrugëve Andi Toma, njëherësh dhe shoqja e ngushtë e Argita Berishës.