Ekonomitë globale po tregojnë sinjale pozitive, por ritmi duhet të ndiqet me vëmendje, pa dozë të tepruar optimizmi. Një pjesë e ekonomistëve konsiderojnë se ende nuk ka hapësirë për korrigjime drastike të parashikimeve për ekonominë, dhe as në terren vendor.
"Në periudhën e kaluar, patëm sinjale pozitive nga ekonomia evropiane dhe globale, kështu që stabilizimi gradual kryesisht në shkëmbimin tregtar dhe pjesërisht në rrjedhat kapitale, dha një farë hapësire për korrigjim të parashikimeve për këtë vit. Mirëpo, ajo që mua më befason, është hapi i djeshëm i Bankës Qendrore Evropiane e cila, krahas gjithë këtyre sinjaleve pozitive në ekonomi, zvogëloi normën referente të interesit për 25 pikë bazike, që tregon direkt se banka qendrore evropiane pret që në një afat të mesëm, ky shërim të ecë i ngadaltë ose me stopime, kështu që korrigjimet drastik të parashikimeve i shoh me rezervë", deklaroi Marjan Petreski, profesor.
Ministria e Financave dhe Banka Popullore dolën me parashikime optimiste për lëvizjen e ekonomisë deri në fund të vitit.
"Ekonomia e Maqedonisë gjatë viti 2013 u shërua më mirë nga sa parashikohej. Rezultatet në 9 muajt e parë janë mbi rezultatet e parashikuara, dhe më të larta se sa kishte pritur Qeveria për vitin 2013. Kjo na jep shpresë se deri në fund të vitit, do të mund të realizojmë rezultate më të mira nga ato që parashikonim. Në këtë drejtim, edhe ministria e financave konsideron se Prodhimi i Përgjithshëm Bruto, në vitin 2013 do të jetë mes 2 dhe 3%", tha Zoran Stavrevski, ministër i financave.
Ndërkaq, Banka Popullore parashikon se ekonomia këtë vit do të ketë një rritje prej 3,3%, në vend të rritjes së parashikuar më parë prej 2.3%. Mot, pritet që rritja ekonomike të shënohet 3,7%. Banka qendrore pret që rritja e ekonomisë maqedonase në vitin 2015-të të arrijë 4,4%. Bartës kryesorë të rritjes ekonomike do të jenë sektori i eksportit, investimet dhe kërkesa vendore. Natasha Stojanovska