Vendimi i BE-së që të mos përfshihet në procesin e zgjidhjes së emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë është i drejtë dhe i pranueshëm, pasi dy shtetet janë anëtare të plotfuqishme por edhe të barabarta në OKB. Kështu shprehet ish zv/kryeministri për çështjen e euro-integrimeve Ivica Bocevski. Ai thotë se Maqedonia prej kohësh i ka prezantuar pozicionet e saj por është pala greke ajo që nuk dëshiron të dëgjojë, për shkak se ajo është groposur në nacionalizëm dhe shovinizmin.
"BE-ja nuk ka kapacitet që të zgjidhë çështje si kjo që kemi ne, me emrin, ku si palë e përfshirë në proces është një vend anëtar siç është Greqia. Pse është kjo kështu? Pasi vetë procesi dhe mënyra se si zyra e Eshtonit miraton vendime nënkupton se ajo për çdo hap lidhur me këtë proces, e ka patjetër të konsultohet dhe të arrijë qëndrim të përbashkët me të gjitha vendet anëtare, në mënyrë që gjatë një ndërmjetësimi të tillë, njëra palë, Maqedonia para vetes do të ketë një kuti të zezë ku nuk do të dijë se çfarë po ndodh, kurse pala tjetër do të mund ta kontrollojë dhe të krijojë qëndrime për çdo pikë të procesit. Pikërisht nga këto arsye vlerësoj se është mirë që zonja Eshton doli në përfundimin se nuk ka këtu rol për BE-në dhe që gjithë ky proces duhet të bëhet në OKB, pasi aty është vendi i vetëm ku Maqedonia dhe Greqia janë anëtare të plotfuqishme dhe janë të mbrojtura njësoj", theksoi Ivica Bocevski, ish zv/kryeministër për çështjen e euro-integrimeve.
Nga ana tjetër nënkryetari i Këshillit Euro-Atlantik të Maqedonisë, Ismet Ramadani thotë se pa ndërhyrjen e Bashkimit Evropian dhe NATO-s, që përmes mekanizmave të tyre të detyrojnë Maqedoninë dhe Greqinë të ulen në një tavolinë dhe të gjejnë një zgjidhje për emrin, procesi euro-integrues i vendit nuk do të lëvizë përpara.
"Ne duhet të kuptojmë se BE-së fare nuk i ngutet për Maqedoninë pasi në grup me ne ka edhe shtete tjera që aspirojnë të jenë anëtare në BE kështu që ata i kanë përcaktuar standardet dhe kriteret, kush i plotëson ato e ka derën të hapur, ata asnjëherë nuk thonë se nuk do të ketë zgjerim më tutje, bile duhet kuptuar edhe një gjë, si po kalon koha ato kritere dhe do të ashpërsohen, por e keqja është se Maqedonia jo se po i përmbush ato kritere të ashpërsuara por ende nuk po përmbush ato kritere që kanë qenë standarde vite me radhë", deklaroi Ismet Ramadani, nënkryetar i Këshillit Euro-Atlantik.
Të dy analistët përshëndesin njëzëri aktin e takimit të ndërmjetësit Nimic me kancelaren gjermane Angela Merkel. Sipas tyre deri tani politikanët kryesorë evropianë nuk kanë treguar interes lidhur me çështjen e emrit që ka Maqedonia.
"Do të isha shumë i lumtur, nëse jo vetëm Eshtoni por edhe politikanët e tjerë evropian të futeshin ca më shumë në këtë çështje dhe në këtë drejtim vlerësoj se ne duhet të përshëndesim vendimin e kancelares gjermane Merkel që të takohet me ndërmjetësin Nimic. Ne kishim një mosinteresim të plotë nga ana e politikanëve evropianë, tani po e shohim se ky problem po hyn në radar dhe kjo d...