A1 Report - Shoqëria civile, deputetë e qytetarë protestë kundër armëve kimike

2015-08-21 0

Aleanca Kundër Importit të Plehrave, ambientalist, analistë, mes tyre edhe deputetja e Partisë Demokratike, Mesila Doda e qytetar të thjeshtë, kanë protestuar duke ngritur zërin kundër sjelljes së armëve kimike siriane në Shqipëri. Protestat do të vijojnë edhe në ditët e ardhshme me kërkesën që ti thuhet jo armëve kimike për asgjësim në territorin shqiptar.

AKIP, kanë dhënë edhe dhjetë arsyet pse nuk duhet të importohen armët kimike në Shqipëri për asgjësim fillimisht rreziku për jetën, vendim në kundërshtim me ligjin mungesa e infrastrukturës dhe kapaciteteve etj.