Sekuestrohen 90 kilogramë kanabis sativa me origjinë nga Lazarati. Policia e Gjirokastrës ka bërë të ditur mëngjesin e sotëm se, është vënë në pranga edhe transportuesi i lëndës narkotike, si dhe sekuestrohet automjeti që transportonte lëndën narkotike, i cili është Agron Shpataraku. Arrestimi është bërë gjatë operacionti të koduar "Vaneo".
Sipas policisë, efektivët e sektorit kundër Narkotikëve rreth orës 06:10 minuta të mëngjesit të sotëm kanë marrë një informacion në rrugë operative se ishte nisur nga fshati Lazarat një automjet tip Benz, i cili po transportonte një sasi të konsiderueshme lënde narkotike Mariuanë në drejtim të Fierit.