A1 Report - Gjosha: Luftë korrupsionit, Naço:Do konfiskojmë pasuritë e paligjshme

2015-08-21 0

Lufta ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit ka qenë tema e një deklaratë të përbashkët për mediat te ministres së Integrimit Klajda Gjosha dhe ministrit të Drejtësisë Nasip Naço. Duke u ndalur tek ndryshimet e bëra në Kodin e Procedurës Penale si pjesë e strategjisë antikorrupsion, ministri Naço, tha se një nga ndryshimet më të rëndësishme ka të bëjë me imunitetin e deputetëve dhe gjykatësve. Sipas Ministrit të Drejtësisë, miratimi i këtij vendimi, i hap rrugë duke filluar nga java që vjen, hëtimit të rasteve të korrupsinionit si një krim i rëndë.

"Qeveria shqiptare ka marrë sot një nga vendimet më të rëndësishme si pjesë të strategjisë antikorrupsion. Një nga ndryshimet e rëndësishme është në Kodin e Procedurës Penale që kaë të bëjë me imunitetin e deputetëve dhe gjykatësve. Përmirësimet janë të ndjeshme për t'i hapur rrugë që nga java që vjen Gjykata e Krimeve të Rënda të fillojë realisht të hetojë dhe të luftojë korrupsionin. Ka ndryshime te kompetencat vendore për rastet e korrupsionit, që do gjykohen nga Gjykata e Krimeve të Rënda. Ky është një nga fenomenet më të përhapura. Ndryshimet do shkojnë akoma më tej. Duam të dekurarojmë korrupsionin. Duam të luftojmë zemër korrupsinin duke vendosur sekuestro dhe konfiskim të pasurisë për të gjithë ata që vertetohet korrupsioni", u shpreh ministri Naço.

Ndërsa ministrja e Intregrimit, Klajda Gjosha, tha se qeveria ka një plan të ri kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Ndërsa shtoi se lufta ndaj këtij fenomeni është një hap i rëndësishëm në rrugën e Shqipërisë drejt integrimit europian.

Free Traffic Exchange