"Ku po shkon ekonomia shqiptare? Vendimet e qeverisë dhe sfida përballë krizës globale", ka qenë tema e tryezës së rrumbullakët të zhvilluar nga PD. Të djathtë akuzuan qeverinë e re për rritje të borxhit dhe ulje të të ardhurave.
Ajo që binte në sy gjatë takimit, ishte se të gjithë diskutantët ishin ish-ministra dhe zv/ministra të qeverisë paraardhëse të kryeministrit Sali Berisha.
Fjala e hapjes u mbajt nga kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha. "Efektet e aktit normativ mbi investimet, rritjen ekonomike dhe stabilitetin makro-ekonomik të vendit" është tema e referuar nga Zana Guxholli; "Efekti i aktit normativ, në stabilitetin financiar dhe makro-ekonomik" temë nga ish-ministri i Ekonomisë, Florion Mima; "A ka faktorë joqeveritarë që mund të shpëtojnë ekonominë nga kriza e provokuar nga vendimet e qeverisë?" është tema e trajtuar nga ish-ministri i Energjitikës, Genc Ruli. "Administrimi fiskal gjatë muajve të fundit dhe rreziku i klientelizmit", ka qenë tema diskutar nga zv/ministri i Financave, Alfred Rrushaj.