A1 Report - Vrasja e D.Lamajt, ekstradohet Arben Frroku nën masa të rrepta

2015-08-21 1

Drejtësia shqiptare arrin të ekstradojë dy personat e dyshuar për vrasjen e Komisarit Dritan Lamaj. Arben Frroku ka mbërritur rreth orës 17:10 në aeroportin e Rinasit, me avion nga Athina. Në aeroportin e Rinasit tashmë janë vendosur forca të shumta sigurie. Ndërsa Jak Jaku është esktraduar nga Greqia dje në rrugë tokësore.

Lajmi është konfirmuar për "A1 Report" nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve. Sipas burimeve Jaku është ekstraduar mbrëmjen e djeshme ndërsa Arben Frroku i cili është dhe i dyshuari kryesor për ngjarjen e rëndë është ekstraduar ditën e sotme.

Pasi ka përfunduar procedura e verifikimit në ambientet e komisariatit të Rinasit, forcat speciale morën në dorëzim në masa të rrepta sigurie të dyshuarin kryesor për vrasjen e Komisar Lamajt. Ndërsa ende nuk është vendosur se ku do të qëndrojë i dyshuari kryesor.